Kreu / Produktet / Erëza & Marinata / Marinatë Zaatar G19
Marinatë Zaatar G19
Marinatë vajore me aromë zaatar për çdo lloj mishi, me piper të kuq dhe thekon susami. Përmban susam. Doza: 75 g për kg.
Karakteristikat Kryesore
- Tipi: Marinadë me bazë vaji
- Perberesit kryesore: piper I kuq dhe thekon susami
- Përdorimi: Të gjitha mishrat
- Doza: 75g/kg
Detaje
Marinatë vajore me zaatar
Zaatar G19 është marinatë me bazë vaji, me aromë zaatar dhe shije lindore. Shkon me të gjitha llojet e mishit, nga pula te derri e viçi.
Çfarë është zaatar
Zaatar është përzierje erëzash e Lindjes së Mesme, që zakonisht ka trumzë, susam dhe sumak, me ndryshime nga një vend në tjetrin. Te kjo marinatë, përbërësit kryesorë janë piperi i kuq dhe thekoni i susamit.
Alergjeni: susam
Susami është një nga 14 grupet e alergjenëve që Rregullorja e BE-së 1169/2011 kërkon të theksohen në listën e përbërësve. Kur e përdorni këtë marinatë, shënojeni susamin në menu ose në etiketën e produktit tuaj dhe mbajeni mishin e marinuar të ndarë nga produktet që i shitni pa susam.
Doza: 75 g për kg mish
Për 6 kg mish ju duhen 450 g marinatë, për 40 kg 3 kg. Marinoni në frigorifer, në enë të mbuluar.
Marinatat e tjera janë te marinatat vajore për mish.
Na tregoni me çfarë mishi do ta përdorni marinatën Zaatar dhe sa kg në javë, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.
Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor







