Shimani Group
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Kapakë Alumini për Kos

Kapakë alumini ose të metalizuar për gotat e kosit, që ngjiten me nxehtësi dhe e mbyllin gotën hermetikisht. Me opsion easy peel dhe me printim.

Kërko Informacion

Detaje

Kapakë alumini për gotat e kosit

Kapakë alumini ose të metalizuar për bulmetoret që mbushin kos në gota. Kapaku ngjitet me nxehtësi në buzë të gotës dhe e mbyll hermetikisht, me barrierë të lartë ndaj dritës, ajrit dhe lagështisë.

Si ngjitet kapaku

Kapakët e aluminit ngjiten pas gotës me një llak që shkrihet me nxehtësi. Llaku duhet të përputhet me materialin e gotës. Gotat e kosit zakonisht janë PP, PS ose PET, dhe një llak i bërë për njërin material mund të mos ngjitet ose të mos hapet mirë në tjetrin.

Easy peel dhe printimi

Alumini mund të çahet kur klienti e heq kapakun. Opsioni easy peel është bërë që kapaku të hiqet më lehtë. Kapakët mund të printohen sipas kërkesës, për shembull me logon dhe emrin e produktit tuaj.

Çfarë të na dërgoni

Mënyra më e sigurt për të gjetur kapakun e duhur është të na dërgoni një gotë që përdorni. Nëse nuk mundeni, na shkruani diametrin e buzës dhe materialin e gotës. Për djathin dhe produktet e tjera të bulmetit, shihni edhe qeset me nxehje për bulmet dhe sallameri.

Na tregoni sa kapakë ju duhen dhe nëse i doni me printim, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.

SI MUND T’JU NDIHMOJMË?

Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor

Kërkoni një ofertë të personalizuar nga ekipi ynë.
+355695570157
Makinë paketimi me film plastik në rulo Punonjës duke paketuar ushqim në kuti për marrje me vete