Shimani Group
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Test antibiotiku në qumësht

Test për mbetjet e antibiotikëve në qumësht, për kontrollin në pranim dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë.

Karakteristikat Kryesore

  • Funksioni: Zbulon mbetjet e antibiotikëve në qumësht
Kërko Informacion

Detaje

Pse ju duhet

Pajisje për zbulimin e mbetjeve të antibiotikëve në qumësht, që ju ndihmon të punoni sipas standardeve të cilësisë. Në BE, rregullorja 853/2004 i detyron përpunuesit të mos pranojnë qumësht të papërpunuar me mbetje mbi kufijtë maksimalë, që i përcakton rregullorja 37/2010. Për bulmetoren rreziku është edhe teknik: kultura punon ngadalë, kosi del pa acidin e duhur dhe mpiksja e djathit vonohet.

Dy lloje testesh

  • Testet e shpejta me receptorë (lateral flow) japin përgjigje brenda 5–10 minutash, por shpesh kapin vetëm beta-laktamet, grupin ku bën pjesë penicilina.
  • Testet me frenim mikrobial mbulojnë më shumë grupe antibiotikësh, por rezultati vjen pas rreth 3 orësh.

Si ta zgjidhni

Zgjedhja varet nga sa shpejt duhet ta pranoni qumështin dhe nga antibiotikët që përdorin fermerët që ju furnizojnë. Na pyesni për llojin e testit që ofrojmë, sa teste ka paketa dhe nëse kërkon lexues. Në pranim, testi shkon bashkë me laktodensimetrin, që kap qumështin e holluar me ujë. Pajisjet e tjera janë te pajisjet për bulmetore.

Na tregoni sa furnizime me qumësht testoni në ditë, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.

SI MUND T’JU NDIHMOJMË?

Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor

Kërkoni një ofertë të personalizuar nga ekipi ynë.
+355695570157
Makinë paketimi me film plastik në rulo Punonjës duke paketuar ushqim në kuti për marrje me vete