Kreu / Produktet / Lëndë Ndihmëse Ushqimore / Laktodensimetër
Laktodensimetër
Laktodensimetër për matjen e dendësisë së qumështit: kontroll i shpejtë në pranim për qumësht të holluar me ujë ose të skremuar.
Karakteristikat Kryesore
- Funksioni: Mat dendësinë e qumështit
Detaje
Çfarë është
Laktodensimetri është pajisje për matjen e dendësisë së qumështit. Ju ndihmon të kontrolloni cilësinë dhe vërtetësinë e qumështit që merrni nga fermerët, para se ta derdhni bashkë me pjesën tjetër në kazan.
Si e lexoni rezultatin
Te qumështi i lopës, dendësia normale është rreth 1,030, zakonisht nga 1,028 deri në 1,032 në 15,5 °C.
- Uji i shtuar e ul dendësinë, ndaj një lexim dukshëm nën 1,028 është shenjë për qumësht të holluar.
- Heqja e ajkës e rrit dendësinë, ndaj një lexim i lartë mund të tregojë qumësht të skremuar.
Çfarë të keni parasysh
Leximi varet nga temperatura e qumështit. Kur qumështi nuk është në temperaturën e referencës, rezultati korrigjohet, prandaj mbani pranë një termometër dixhital. Dendësia vetëm nuk e vërteton përbërjen. Meqë uji e ul dhe skremimi e rrit, një qumësht që ka pësuar të dyja mund të japë lexim normal, dhe për yndyrën duhet analizë më vete. Pajisjet e tjera për pranimin e qumështit, si testi i antibiotikëve, janë te pajisjet për bulmetore.
Na tregoni sa qumësht pranoni në ditë dhe nga sa fermerë, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.
Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor







