Kreu / Produktet / Lëndë Ndihmëse Ushqimore / Klorur Kalciumi
Klorur Kalciumi
Klorur kalciumi (E509) për bulmetore: përmirëson mpiksjen e qumështit dhe strukturën e djathit, sidomos te qumështi i pastërizuar.
Karakteristikat Kryesore
- Funksioni: Përmirëson koagulimin dhe strukturën e djathit
Detaje
Çfarë është
Klorur kalciumi (E509) është aditiv ushqimor që përdoret për të përmirësuar koagulimin e qumështit dhe strukturën e djathit. I shton qumështit jone kalciumi dhe e ul pak pH-in. Kështu mulla punon më mirë, masa e mpiksur forcohet dhe zakonisht mjafton më pak farë djathi.
Kur ju duhet
Nuk i duhet çdo kazani. Ndihmon kur qumështi mpikset dobët: kur është pastërizuar, ka ndenjur gjatë në të ftohtë, ka pak proteinë ose ka numër të lartë qelizash somatike. Në një studim me qumësht dhie të pastërizuar në kazan, mpiksja doli njësoj edhe pa të. Ndaj bëni një prodhim provë para se ta futni në çdo recetë.
Si përdoret
- Tretet në ujë dhe hidhet në kazan para farës së djathit.
- Sasia varet nga përqendrimi i produktit, sepse klorur kalciumi në lëng dhe ai në pluhur nuk hidhen njësoj. Ndiqni dozën e shënuar në paketim.
Çfarë të keni parasysh
Kur hidhet tepër, masa forcohet aq shumë sa pritet me vështirësi, dhe pjesa e tepërt kalon në hirrë. Në linjat që e përpunojnë hirrën, kjo lë depozita në avulluesit. Lëndët e tjera për mpiksje dhe fermentim i gjeni te aditivët për bulmet, bashkë me farën e djathit me mullë viçi.
Na tregoni çfarë djathi bëni dhe si e trajtoni qumështin, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.
Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor







