Shimani Group
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Etiketa vetëngjitëse me logo, në rulo

Etiketa vetëngjitëse në rulo me logon, dizajnin, formën dhe përmasat tuaja, në letër, plastikë ose material termik, edhe për frigorifer.

Karakteristikat Kryesore

  • Logo dhe dizajn i personalizuar
  • Formë sipas kërkesës së klientit
  • Përmasa të personalizuara
  • Të përshtatshme për aplikim në produkte dhe ambalazhe të ndryshme
Kërko Informacion

Detaje

Etiketa me markën tuaj, gati në rulo

Këto etiketa i bëjmë sipas porosisë, me logon dhe dizajnin tuaj, në formën dhe përmasat që ju duhen. Vijnë në rulo vetëngjitëse dhe ngjiten mbi produkte ushqimore, ambalazhe dhe produkte të tjera.

Materialet

  • Letër
  • Plastikë
  • Material termik standard
  • Material termik për frigorifer

Çfarë të keni parasysh

Një etiketë me ngjitës të zakonshëm mund të shqitet kur vendoset mbi paketim të ftohtë ose të lagur. Nëse produkti ruhet në frigorifer, na e thoni që në fillim. Për ofertë na dërgoni logon ose dizajnin, formën dhe përmasat e etiketës, materialin dhe sasinë. Nëse ju duhen rulona për peshore, shihni etiketat termike eco dhe top.

Na dërgoni logon dhe përmasat e etiketës, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.

SI MUND T’JU NDIHMOJMË?

Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor

Kërkoni një ofertë të personalizuar nga ekipi ynë.
+355695570157
Makinë paketimi me film plastik në rulo Punonjës duke paketuar ushqim në kuti për marrje me vete