Shimani Group
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Pajisje për paketim ushqimor me membranë

Makinë mbështjellëse me film streç për vasketa me djathë, fruta e perime dhe ëmbëlsira. Manuale ose gjysmë-automatike, për supermarkete dhe dyqane.

Karakteristikat Kryesore

  • Tipi: Manuale ose gjysmautomatike
  • Filmi: Transparent plastik (film streç)
Kërko Informacion

Detaje

Mbështjellje me film streç për vasketa

Kjo është makinë mbështjellëse për film plastik (film streç). Produkti vendoset në vasketë, filmi tërhiqet sipër, pritet dhe mbyllet poshtë vasketës. E kemi në variant manual dhe gjysmë-automatik.

Për kë është

Për supermarkete dhe pika shitjeje që paketojnë vetë djathë, fruta e perime, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera në vasketa. Varianti manual i shkon një dyqani ose një mishtoreje të vogël. Gjysmë-automatiku është për ata që mbështjellin gjatë gjithë ditës dhe duan paketime më të njëtrajtshme.

Çfarë të keni parasysh

Disa i quajnë këto makina “makineri vakumi për vasketa”, por mbështjellësja me film nuk heq ajrin. Ajo e mbulon produktin në vasketë që të duket dhe të shitet në raft. Nëse ju duhet paketim me vakum, shihni makinat vakumi te pajisjet dhe makineritë industriale.

Na tregoni çfarë produktesh mbështillni dhe sa vasketa bëni në ditë, dhe ju dërgojmë ofertë. Telefononi në +355 69 202 6314 ose na shkruani te Kontakt.

SI MUND T’JU NDIHMOJMË?

Zgjidhje Industriale për Paketim dhe Përpunim Ushqimor

Kërkoni një ofertë të personalizuar nga ekipi ynë.
+355695570157
Makinë paketimi me film plastik në rulo Punonjës duke paketuar ushqim në kuti për marrje me vete